Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër anije të tjera me mallra largohen nga portet e Ukrainës

Katër anije që transportonin drithëra dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar.

Miliona tonë drithë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera, raportoi BBC të dielën.

Por javën e kaluar anija e parë që kur ka nis lufta atje, është larguar nga portet e Ukrainës.

Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombeve të Bashkuara.

Ato u nisën të dielën nga portet e Odesa dhe Chornomorsk dhe të gjitha anijet do të udhëtojnë përmes ngushticës së Bosforit.

Pas inspektimeve, dy janë planifikuar të ankorohen në Turqi, ndërsa të tjerët janë nisur drejt Italisë dhe Kinës.

Edhe Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re Botë Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re

Një tjetër anije bosh është autorizuar të udhëtojë në Ukrainë për t'u ngarkuar.

Zyrtarët ukrainas thonë se këto janë shenja të qarta se eksportet e grurit janë të sigurta dhe u kanë kërkuar kompanive të transportit që të kthehen në vend.

Në fjalimin e tij të zakonshëm të natës të shtunën, Presidenti Volodymyr Zelensky përshëndeti rifillimin e eksporteve, por tha se rreziqet e sigurisë mbeten.