Forcat ukrainase bëhet e ditur se e kanë zënë snajperisten ruse, Irina Starikova, që u raportua se i kishte vrarë rreth 40 ushtarë ukrainas.
Starikova, me nofkën “Bagheera”, sipas panterës së zezë, u gjet e plagosur në një fushëbetejë në Ukrainë, raportoi “DailyMail” të mërkurën.
Fati i saj tani është në duart e ukrainasve.
Asaj i janë publikuar disa fotografi në mediat online ku shihet me vajzat dhe familjen e saj.
Për të, ishte dyshuar se është snajperiste serbe e cila kishte shkuar për të luftuar në Ukrainë, por këto pretendime janë cilësuar si të pavërteta.
Artikuj të ngjashëm