Një burrë nga Koreja e Veriut është riarrestuar pasi i është shmangur policisë për 40 ditë, pas një arratisjeje të guximshme nga një burg kinez.
39-vjeçari, i njohur me emrin e tij kinez Zhu Xianjian, u arrestua sërish të dielën, sipas një deklarate të shkurtër nga policia kineze.
Zhu ishte dënuar me burg në qytetin e Jilin pasi u arratis në Kinë nga Koreja e Veriut në vitin 2013.
Një shpërblim i madh u ofrua për informacionin që të çonte në kapjen e tij.
Pamjet e publikuara nga Beijing News treguan Zhu natën e 19 tetorit duke u ngjitur në çatinë e burgut, përpara se të hidhej mbi gardhin elektrik më të afërt për lirinë.
Videoja tregoi gjithashtu rojet e burgut duke u përpjekur ta ndjekin.
Pati një shpërblim prej 109 mijë dollarëve për atë që kishte informacion rreth tij.