Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja sanksionon mbi 200 njerëz të Putinit në Ukrainë

Putin: Do të përgjigjemi shpejt ndaj atyre që përzihen në Ukrainë

Qeveria kanadeze ka thënë të mërkurën se u ka vënë sanksione më shumë se 200 njerëzve që janë të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, raportoi AP-ja.

Forcat ruse kanë mbështetur rebelët separatistë në Donbas për tetë vjet pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014.

Sanksionet kanadeze fokusohen në përpjekjen e vazhdueshme ruse për të aneksuar zonat e Donbasit duke targetuar njerëzit që përpiqen të mbështesin luftën dy-mujore ruse kundër Ukrainës.

“Kanadaja nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të shikojë presidentin Putin dhe bashkëpunëtorët e tij duke u përpjekur të rishikojnë kufijtë e Ukrainës pa u ndëshkuar”, tha në një deklaratë ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly.

“E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet”, shtoi ajo.