Kanadaja po vendosë sanksione të reja ndaj 14 bashkëpunëtorëve të ngushtë të regjimit rus, duke përfshirë edhe dy vajzat e rritura të presidentit Vladimir Putin.
Në letrën e bërë publike nga Qeveria kanadeze, thuhet se janë duke hequr dorë nga mbajtja e njerëzve përgjegjës për bashkëpunim në sulmet ruse ndaj Ukrainës.
“Kanadaja gjithashtu do të vazhdojë të zbatojë masa të mëtejshme në përgjigje të mizorive të kryera nga udhëheqja ruse, duke përfshirë një ndjekje të pamëshirshme të përgjegjësisë”, thuhet më tej në komunikatën e Qeverisë së Kanadasë.
Më tej është thënë se Kanadaja vazhdon të monitorojë situatën dhe të koordinojë veprimet me partnerët e saj në komunitetin ndërkombëtar për t'iu përgjigjur akteve barbare të regjimit rus.
“Kanadaja vazhdon të qëndrojë pranë burrave dhe grave të guximshme që luftojnë për lirinë e tyre në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë t'i imponojmë kosto të rënda regjimit rus në koordinim me aleatët tanë dhe do të ndjekim pamëshirshëm përgjegjësinë për veprimet e tyre. Ata do të përgjigjen për krimet e tyre”.
Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 750 individëve dhe subjekteve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.