Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja ndalon avionët bjellorusë të hyjnë në hapësirën e saj ajrore

Avionët bjellorusë janë të ndaluar të hyjnë në hapësirën ajrore të Kanadasë si përgjigje për mbështetjen e Bjellorusisë ndaj agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë, thuhet në postimin në Twitter të ministrit kanadez të Transportit, Omar Algahabra, të mërkurën.

“Efektive, menjëherë, dhe deri në njoftimin e radhës, të gjithë avionët në pronësi direkte apo indirekte, i regjistruar, i marrë me qira, i dhënë me qira, operuar apo i kontrolluar nga një qytetar i Federatës Rusë ose i Bjellorusisë, janë të ndaluar të hyjnë ose të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Kanadasë”, ka shkruar ai.

Ky ndalim vjen pas një sërë sanksionesh ekonomike nga Kanadaja kundër mbështetësve të Rusisë.

Ministria ka shtuar se nuk do të hezitojnë të ndërmarrin menjëherë veprime ndaj atyre që nuk zbatojnë vendimin.