Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se edhe Maqedonia e Veriut do të ndalojë aeroplanët rus nga hapësira e saj ajrore.
Osmani e bëri këtë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin Twitter, se me këtë vendim kanë vendosur t’i bashkëngjiten vendeve Evropiane.
Një numër i shteteve evropiane kanë filluar të ndalojnë aeroplanët rusë, pas pushtimit rus të Ukrainës. Rusia të enjten ka filluar ofensivën në Ukrainë.
. @Vlada_mk has just decided to join other #EU states in banning the ?? airlines from ?? airspace. We are resolute in our support for #Ukraine & call #Russia to immediately cease the millitary actions. #StandWithUkraine @DmytroKuleba @MFA_Ukraine @UKRinMKD
— Bujar Osmani (@Bujar_O) February 27, 2022
Artikuj të ngjashëm