Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja do të blejë 30 avionë elektrikë

“Air Canada” ka bërë të ditur të enjten se do të blejë 30 avionë hibridë - elektrikë nga “Heart Aerospace”, pasi më shumë linja ajrore po u drejtohen teknologjive të reja për të ulur emetimet dhe kostot e karburantit.

Linjat ajrore globale po rrisin planet për të trajtuar ndryshimet klimatike, pasi po përballen me presion në rritje nga rregullatorët dhe grupet mjedisore, mbi ndikimin e miliarda pasagjerëve shtesë që pritet të “fluturojnë” në dekadat e ardhshme, raportoi Reuters të enjten.

Avionët me bateri “Heart” me bazë në Suedi, do të kenë kapacitet për deri në 30 pasagjerë dhe do të gjenerojnë zero emetime kur të hyjnë në shërbim, gjë që pritet të ndodhë në vitin 2028, tha në një njoftim transportuesi më i madh kanadez.

Autoritetet nuk zbuluan vlerën e marrëveshjes.

Artikuj të ngjashëm