Kryeministri kanadez, Justin Trudeau i kërkoi sot Teheranit të dërgojë kutitë e zeza të avionit të linjës ukrainase, goditur gabimisht më 8 janar nga Teherani, tek një laborator në Francë për analizë.
“Vetëm disa vende si Franca kanë laboratorë të aftë për ta bërë këtë”, deklaroi Trudeau në një konferencë shtypi.
“Ky do të ishte vendi i duhur për të dërguar këto kuti të zeza dhe për të marrë informacionin e duhur sa më shpejt dhe për këtë inkurajojmë autoritetet iraniane të pranojnë ta bëjnë”, shtoi Trudeau.
Nga 176 persona në bord, që të gjithë kanë humbur jetën në këtë tragjedi, 57 ishin qytetarë kanadezë.
“Kutitë e zeza janë dëmtuar rëndë dhe është shumë e rëndësishme, që ato të ekzaminohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai./ATSH/
-
Irani do t’ia dërgojë Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar
-
Irani mohon se po ia dërgon Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar
-
Avionët amerikanë rrëzojnë një tjetër “objekt të paidentifikuar” mbi Kanadanë
-
Trudeau: Varret masive të zbuluara në Ukrainë janë dëshmi e krimeve ruse
-
Trudeau njofton për rihapjen e ambasadës së Kanadasë në Kiev