Një nga sportistet më të mëdha ruse të të gjitha kohërave, Svetlana Khorkina, ka tronditur sërish me qëndrimin e saj për agresionin e vendit të saj mbi Ukrainën.
Khorkina, fituese e shtatë medaljeve olimpike në gjimnastikë, prej tyre dy të arta, kohëve të fundit ishte shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj fort të diskutueshme.
Kështu, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ajo deklaroi se kjo sëmundje ishte ndëshkim i Zotit për qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë.
"E gjithë kjo ndodhi për shkak të sulmit ndaj Rusisë dhe atletëve të saj. Himni ynë nuk thotë pa arsye se Zoti e mbron vendin tonë dhe ky është një lloj ndëshkimi i Zotit", pati thënë Khorkina në fillim të vitit 2020.
Gjimnastja legjendare, që ka edhe 9 medalje të arta botërore e 13 evropiane, ka dalë sërish në qendër të vëmendjes, duke komentuar luftën në Ukrainë.

"Përkrahni luftëtarët tanë. Ushtarët rusë po e çlirojnë Evropën nga fashizmi, përsëri", shkroi Khorkina në Instagram, për çka shkaktoi reagime të shumta.
Edhe
Flet peshëngritësja ukrainase që refuzoi të fotografohet me rusen: Jo me agresorët
Ajo është parë në shumë raste në prani të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Bota perëndimore ka dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, duke i vënë sanksione të shumta këtij vendi, por edhe politikanëve dhe biznesmenëve të afërt me Putinin.

-
Drejtuesi kosovar i EWF-së kritikohet pasi qortoi ukrainasen që refuzoi të fotografohej me sportisten ruse
-
Osmani: Të mbështetet Ukraina, të mos shpërblehet agresioni i Rusisë
-
Në Rusi, dikush ra pre e propagandës e të tjerë ndryshuan mendje për luftën
-
Ukraina: Disa olimpistë rusë e përkrahin agresionin e Rusisë