Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kalifornia po provon të paguajë të varurit nga droga që qëndrojnë esëll

Të irrituar nga rritjet jashtë kontrollit të vdekjeve nga mbidoza e drogës, udhëheqësit e Kalifornisë po provojnë diçka radikale: Ata duan që shteti të jetë i pari që do të paguajë njerëzit për të qëndruar esëll.

Qeveria federale e ka bërë atë për vite me veteranët ushtarakë dhe hulumtimet tregojnë se është një nga mënyrat më efektive për t'i detyruar njerëzit të ndalojnë përdorimin e drogës si kokaina dhe metamfetamina, stimulues për të cilët nuk ka trajtime farmaceutike në dispozicion, raporton AP.

Do të funksionojë kështu: Njerëzit fitojnë pagesa të vogla për çdo test negativ të drogës gjatë një periudhe kohore. Shumica e njerëzve që përfundojnë trajtimin pa ndonjë test pozitiv mund të fitojnë disa qindra dollarë. Ata zakonisht marrin paratë në një kartë në formë dhurate.

Guvernatori Gavin Newsom i ka kërkuar qeverisë federale leje për të përdorur paratë nga taksat për të paguar përmes Medicaidit, programi i përbashkët shtetëror dhe federal i sigurimit shëndetësor për të varfrit dhe personat me aftësi të kufizuara që mbulon gati 14 milionë njerëz në Kaliforni.

Një program që do të mbulonte 1000 njerëz, do të kushtonte 286,000 dollarë.