Botë

Kabuli goditet nga raketat derisa besimtarët po kryenin faljen

Kabuli është goditur nga disa raketa mëngjesin e së martës, në kohën kur po bëhej falja e Kurban Bajramit.

Raketat ranë pranë pallatit presidencial të kryeqytetit të Afganistanit, derisa në ceremoni të faljes po merrte pjesë edhe presidenti Ashraf Ghani, raporton Reuters.

Personat nuk ndërprenë ritin fetar, derisa autoritetet thonë se ende nuk dinë nga kush u shkaktuan goditjet.