Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kabineti izraelit i sigurisë mblidhet për “votimin e armëpushimit të njëanshëm”

Kabineti i sigurisë në Izrael është takuar të enjten, pas raportimeve se Qeveria është duke e shqyrtuar ndaljen e bombardimeve në Gazë, kurse presioni ndërkombëtar për përfundimin e gjakderdhjeve ka fituar vrull të ri.

Sipas transmetuesit publik izraelit “Kan”, kabineti i drejtuar nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, do të votojë rreth “armëpushimit të propozuar të njëanshëm” që do të hynte në fuqi brenda 24 orësh.

Ndërkaq, zyrtarët izraelitë nuk i kanë konfirmuar raportet e publikuara nëpër mediat ndërkombëtare rreth armëpushimit.

Ditëve të fundit, mediat në Izrael kanë raportuar se ushtria beson që synimet e saja kryesisht janë përmbushur.

Ndërkohë, Egjipti i përfshirë në ndërmjetësim mes palëve ka avancuar në procesin diplomatik përderisa zyrtarët në “Hamas” kanë bërë të ditur se ujdia është afër arritjes.