Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ka vdekur ish-lideri puçist i Koresë Jugore

Rojat kanë nxjerrë të martën trupin e pajetë të ish-liderit ushtarak të Koresë Jugore, Chun Doo-hwan pas lajmit në mediat lokale për vdekjen e tij.

Chun, i cili mori pushtetin me grusht shtetin e vitit 1979 dhe që do të shtypte me mjete brutale protestat pro-demokracisë, ishte dënuar edhe me burgim për shkak të keqpërdorimit të pushtetit sa ishte në krye të vendit. Ai ishte nëntëdhjetë vjeç. Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se Chun vdiq në shtëpinë e tij në Seoul.

Raportohet se ai pësoi sulm në zemër. Menjëherë emergjenca lokale shkoi në shtëpinë e tij. Chun kishte vuajtur viteve të fundit prej sëmundjes së Alzhaiemerit dhe kancerit të gjakut. Chun vdiq një muaji pasi miku i tij i ushtrisë dhe ish-presidenti Roh Tae-woo, i cili gjithashtu kishte gisht në puçin e atëhershëm ushtarak, vdiq në moshën 88-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm