Një Brexit pa marrëveshje do të jetë një zgjedhje e Britanisë së Madhe dhe jo e Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në telefonatën e bërë me kryeministrin britanik Boris Johnson, duke përsëritur angazhimin e plotë për të shmangur këtë skenar.
Juncker përmendi gatishmërinë e tij për të punuar në mënyrë konstruktive me Johnson dhe për të parë çdo propozim konkret të bërë, me kusht që të jetë në përputhje me marrëveshjen e divorcit të nënshkruar tashmë.
Presidenti i Komisionit Evropian gjithashtu ka theksuar se “mbështetja e 27 vendeve të BE-së për Irlandën është e palëkundur dhe se BE-ja do të vazhdojë të jetë shumë e vëmendshme për interesat e Irlandës”.
-
Johnson i kërkon BE-së t’u përgjigjet propozimeve të tij për Brexit
-
Tusk: BE-ja s'është e bindur me planin e Johnsonit për Brexit
-
Juncker thotë se Brexiti pa ujdi do të ndodhte për faj të Londrës
-
Brexiti nuk shtyhet, Johnson optimist pas takimit me Junckerin
-
Kryeministri britanik do të refuzojë ofertat për shtyrje të Brexitit