Kryetari i Komisionit Europian Jean - Claude Juncker ka thënë se “gjuha angleze humb rëndësinë në Europë”. Deklaratën ai e ka bërë në gjuhën frënge, transmeton Koha.net.
Siç transmeton BBC, Juncker në Itali ka folur për “ditët e tensionit ndërmjet pushteteve në Britani dhe në BE për shkak të negociatave për Brexit".
Juncker ka thënë se po flet frëngjisht pasi që “ngadalë, por sigurt gjuha angleze po e humb rëndësinë në Europë, por dhe për shkak të afrisë së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Francë ".
Shefi KE-së ka thënë se vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga BE është tragjedi dhe se me miqtë do të bisedohet ndershmërisht.
"Mos të harrojmë se nuk është BE-ja ajo që e ka braktisur Britaninë, por është Britania ajo që e ka braktisur BE-në. Dhe këtu ka dallim”, ka thënë Juncker.
-
Juncker: Mbretëria e Bashkuar vendos vetë se kur largohet
-
Juncker ndjen keqardhje për rezultatin e votimit të Brexitit
-
Macron: Anglishtja është shumë dominante në Bruksel
-
Komisioneri britanik në largim thotë se do t’i mungojnë puthjet e Junckerit
-
Juncker thotë se Brexiti pa ujdi do të ndodhte për faj të Londrës