Varet prej Britanisë se kur vendos për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, ka thënë të martën kreu ekzekutiv i bllokut, duke shtuar se ai nuk është duke punuar mbi supozimin se Brexiti mund të kthehet mbrapsht apo të shtyhet përtej 31 tetorit, afatit të ri të caktuar.
BE-ja e ka lënë anash për një kohë Brexitin dhe tani do të fokusohet në çështje tjera politike, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë një fjalimi rreth samitit të javës së kaluar për Brexitin në Parlamentin Evropian në Strasbourg.
Artikuj të ngjashëm