Britania e Madhe nuk është e përgatitur ta shtyjë Brexitin përtej afatit të 31 tetorit, pritet t’i thotë kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Takimi, që do të zhvillohet të hënën në Luksemburg, është i pari në mes të dy liderëve, prej kur Johnson ka fituar pozitën e kryeministrit britanik në muajin korrik, transmeton BBC.
Burimet thonë se Johnson “do ta bëjë të qartë se nuk do të tolerojë shtyrje të tjera”.
Ata shtojnë se “Çfarëdo zgjatje tjetër do të jetë një gabim i madh”.
Një burim qeveritar në Britani ka thënë se Johnson pritet të deklarojë se dëshiron të arrijë marrëveshje deri më 18 tetor, pas samitit të Bashkimit Evropian.
Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
-
Kryeministri britanik do të refuzojë ofertat për shtyrje të Brexitit
-
Brexiti nuk shtyhet, Johnson optimist pas takimit me Junckerin
-
BE-ja dhe Britania, afër finalizimit të marrëveshjes për tregti pas Brexitit
-
Pak para Brexit-it, Johnsoni thotë se Britania mund t’i braktisë bisedimet
-
Bllokada rreth Brexit-it: Johnson dhe Leyen intervenojnë për kapërcimin e ngërçit rreth ujdisë