Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Juncker: Bisedimet e Brexitit do të kenë progres

Bruksel, 24 nëntor – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker shprehu sot bindjen e tij se bisedimet e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të kenë progres duke i hapur rrugën vazhdimit të diskutimeve të tregtisë në dhjetor.

“Së fundmi ka patur zhvillime , nuk e di saktësisht drejtimin e tyre, por shpresoj të kenë një qëllim të mirë”, tha Juncker gjatë një samiti të BE-së, ku liderët e unionit po zhvillonin takime me homologët e tyre nga vendet e Evropës Lindore.

Juncker njoftoi se do të zhvillonte një takim me kryeministren britanike, Theresa May më 4 dhjetor, lidhur me progresin e bisedimeve mbi çështjen e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së pas Brexit shpresojnë të kenë progres ndaj tri çështjeve si, të drejtat e qytetarëve, zgjidhja financiare dhe çështja e kufirit irlandez përpara se të vazhdojnë me bisedimet e tregtisë.

May deklaroi se ajo do të zhvillonte takime me krerët e BE-së lidhur mbi çështjen e Brexit në samitin e Bashkimit Evropian, për të biseduar rreth “diskutimeve dhe negociatave pozitive “.

Edhe Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së Arbëri 1 muaj më parë Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së

Kryeministrja May nuk ka dhënë detaje mbi një përpjekje të mundshme konkrete për një zgjidhje financiare por ka theksuar se Britania e Madhe do të vazhdonte edhe në ardhmen partneritetin e thellë dhe të veçantë me BE-në.

“Një gjë është e qartë, ne duhet të ecim përpara së bashku”, shtoi ajo.