Një marrëveshje për Brexitin është arritur ndërmjet ekipeve negociatore të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, përpara takimit të liderëve evropianë në Bruksel, raporton BBC.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri britanik, Boris Johnson, transmeton Koha.net.
“Kemi arritur një marrëveshje të re të madhe që e rikthen kontrollin”, ka shkruar Johnson në Twitter.
Të dy palët kanë punuar në tekstin ligjor të marrëveshjes, por ende duhet që kjo të marrë miratimin e të dy parlamenteve, të Britanisë dhe të Evropës.
Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
"Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe" shkroi Juncker.
Edhe
Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje tregtare pas Brexitit
Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori.
Deri më tash palët kanë pasur mosmarrëveshje kryesisht për shkak të kontrolleve në kufirin irlandez, pas Brexit-it.
Një marrëveshje e negociuar nga ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ishte refuzuar disa herë nga parlamenti britanik.
-
BE-ja dhe Britania, afër finalizimit të marrëveshjes për tregti pas Brexitit
-
Bisedimet Britani-BE në “përpjekjen e fundit” drejt arritjes së marrëveshjes
-
Britanisë i kërkohet të vendosë përfundimisht për Brexit-in
-
Bllokada rreth Brexit-it: Johnson dhe Leyen intervenojnë për kapërcimin e ngërçit rreth ujdisë