Ideja e qëndrimit mbyllur përbrenda një qelie burgu prej pesë metrash katrorë, fjetjes në dysheme he përdorimit të tualetit në një cep të dhomës, mund të tingëllojë për shumë kë si “ferr” i vërtetë dhe aspak si “pushim”.
Por një hotel me tipare të burgut po e thyen tashmë këtë bindje, pasi që po shndërrohet çuditërisht në një atraksion gjithnjë e më popullor në mesin e koreanojugorëve të stresuar, të cilët janë në kërkim të një vendi ku mund ta përjetojnë vetminë dhe të çlirohen prej stresit të tepërt nga puna, shkruan “The Telegraph”, transmeton “Koha Ditore”.
Ideja e hotelit “Burgu përbrenda meje” lindi me një kërkesë të pazakontë.
I thyer në shpirt nga 100 orët punë në javë, ish-prokurori Kwon Yong-seok i kërkoi në tallje një të njohuri të tij, i cili ishte drejtor i një burgu në Seul, nëse ishte e mundur që ta kalonte një javë i mbyllur në qeli për “shkaqe terapeutike”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)