Rojet kufitare jordaneze arrestuan terroristë të Shtetit Islamik (IS) të cilët u përpoqën të hyjnë në Siri nga Jordani i veriut, njoftuan autoritetet e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.
Sipas një njoftimi për shtyp të ushtrisë jordaneze, "dy anëtarë të Shtetit Islamik u arrestuan gjatë përpjekjes për të hyrë në Siri dhe për t'u bashkuar me një grup terrorist”, transmeton KosovaPress.
Për më tepër, ushtria jordaneze deklaroi se dy anëtarë të IS-së u kontrolluan dhe u konfirmua se ata mbështesin ideologjinë e grupit terrorist.
“Ata planifikonin të sulmojnë policinë dhe të kryejnë sabotime duke përdorur koktej molotov", përfundon komunikata e ushtrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani arreston 10 militantë të dyshuar të IS-it
-
Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë
-
Arrestohen një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, dyshohen për kontrabandë me migrantë
-
Çeki, arrestohen 5 adoleshentë për qëndrime radikale e terrorizëm
-
Shteti Islamik po riaktivizon luftëtarët, synon rikthimin në Siri dhe Irak