Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka vizituar kryeqendrën e Ukrainës, Kievin, si pjesë e manifestimit që po mbahet për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Ukraina sot feston përvjetorin e 31-të të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Përvjetori rastis në 6-mujorin e fillimit të pushtimit rus.
“Ajo që ndodh në Ukrainë ka rëndësi për të gjithë ne. Për këtë arsye jam në Kiev sot. Për këtë arsye Britania do të vazhdojë të përkrahë miqtë ukrainas. Besoj se Ukraina mund dhe do ta fitojë këtë luftë”, ka shkruar Johnson në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Starmer viziton Ukrainën, për herë të fundit si kryeministër
-
Zelensky në Londër për bisedime me udhëheqësit evropianë për mbështetjen ushtarake
-
Zelensky zotohet të vazhdojë të luftojë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
-
Trumpi uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë, lavdëron guximin e saj
-
Kryeministri kanadez, Mark Carney mbërrin në Kiev