Kryeministri Boris Johnson, ka thënë se nuk ka arsye që Mbretërinë e Bashkuar të ndjekë rregullat e Brukselit, sa i përket tregtisë.
Kryeministri bëri thirrje për një marrëveshje të tregtisë së lirë të modelit kanadez, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të kthehej në Marrëveshjen e Tërheqjes nëse nuk arrihet marrëveshje e re. Ndërsa, reagimi i laburistëve ka qenë i menjëhershëm, transmeton KTV.
Ata thonë se ideologjia e Johnsonit nuk shërben për bashkëpunim. Jeremy Corbyn tha se kryeministri rrezikon tregtinë dhe investimet në Mbretërinë e Bashkuar, nëse ai vazhdon të minojë marrëveshjet kolektive”.
Nën marrëveshjen BE-Kanada, tarifat e importit për shumicën e mallrave janë eliminuar midis dy vendeve, megjithëse ka ende kontrolle doganore dhe TVSH.
-
Pak para Brexit-it, Johnsoni thotë se Britania mund t’i braktisë bisedimet
-
Johnson: Britania të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në
-
Johnson i kërkon BE-së t’u përgjigjet propozimeve të tij për Brexit
-
Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje tregtare pas Brexitit
-
Johnsoni paralajmëron “mundësinë e fuqishme” të ndarjes pa ujdi nga BE-ja