Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnsoni nuk tërhiqet, thotë se marrëveshja e tij është mundësia e vetme

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se marrëveshja e tij e Brexitit mbetet e vetmja mundësi për t’u larguar nga Blloku evropian, ani pse vazhdon të refuzohet nga parlamenti.

Johnsoni, më parë, ishte shprehur i bindur se do ta largonte Britaninë nga BE-ja deri më 31 tetor, por u detyrua nga deputetët që të kërkonte afat të ri deri më 31 janar të vitit 2020, transmeton KTV.

E lideri i demokratëve liberal në Britani, Jo Swinson, ka deklaruar se Johnsoni duhet të fajësojë veten për dështimin e arritjes së marrëveshjes, duke thënë se kryeministri nuk është dashur të ketë qëndrim “merr ose lër” për marrëveshjen.

Që prej referendumit të vitit 2016 për largim nga BE-ja, bizneset janë ankuar se largimi nga Blloku evropian pa ndonjë marrëveshje, do ta dëmtonte ekonominë e Britanisë.