Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i është drejtuar Parlamentit ukrainas të martën, me ç’rast ka deklaruar se Ukraina do të fitojë dhe se do të jetë e lirë, raportoi Sky News.
Johnsoni e ka përshkruar adresimin e tij para ligjvënësve ukrainas si “nder të madh”, duke thënë se “e përgëzoj inkurajimin me të cilin takoheni, mënyrën se si keni vazhduar të takoheni, përkundër një sulmi barbar mbi liritë tuaja”.
Ai ka shtuar se shteti i tij do të bëjë gjithçka që është e mundur që Rusia të japë llogari për krimet në Bucha, Irpin dhe Hostomel.
Gjatë fjalimit të tij, Johnsoni ka folur edhe për ndarjen e mbi 800 milionë eurove ndihmë për mbrojtje për Ukrainën.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina kapitullon, thotë Tusk
-
Starmer: Marrëveshja e paqes për Ukrainën duhet të përmbajë garanci të forta sigurie
-
Trumpi thotë se Ukraina mund ta rikthejë të gjithë territorin e saj
-
Trump: Ukraina do të marrë shumë territor