Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnson: Nuk ka kufizime të reja për COVID-19 në Britaninë e Madhe

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka përjashtuar mundësinë për kufizime të reja për COVID-19 tani për tani, pavarësisht se spitalet deklarojnë raste të shumta, të cilat lidhen edhe me shpejtësinë e përhapjes së variantit Omicron.

Johnson thotë se masat aktuale janë qasja e duhur, duke bërë të qartë gjithashtu se për momentin ato do të mbeten në fuqi.

“Ne kemi planin B në vend, njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë. Duhet të vazhdojmë në rrugën në të cilën jemi. Do të rishikojmë gjithçka, ne i mbajmë të gjitha masat nën shqyrtim, por ajo që po e bëjmë në këtë moment, unë mendoj se është e duhura”, ka thënë Johnson, raporton Independent.

Ai më tej u shpreh optimist se një fillim i fundit të pandemisë po shihet në horizont, duke thënë se “do të ishte marrëzi të thuash që kjo gjë nuk është në dukje”.