Afër një stacioni autobusi, në qytetin kinez Vuhan, më 24 mars 1992, dikush e kishte lënë një foshnjë që do të gjendej shumë shpejt prej dikujt.
Me siguri se vajza ishte lënë aty dhe prindërit po prisnin prej njëfarë distance të kapshme derisa bonjakja t’i binte dikujt në sy. Ajo ishte marrë dhe ishte çuar në strehimoren e Vuhanit, që nuk ishte fort larg atij vendi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty edhe ia kishin ngjitur emrin Xia Huasi, që ka kuptimin e kinezes dhe i ishte nxjerrë një certifikatë e lindjes prej drejtorit të qendrës.
Kur Huasi u bë Jenna
Politika kineze një çift-një fëmijë do të thotë se familjet që shkelnin ligjin gjobiteshin me para të majme prej shtetit. Por ishte dhe vazhdon të jetë edhe sot shumë e vështirë që të heqësh dorë prej fëmijës së padëshiruar. Atëherë nuk kishte kurrfarë procesi normal të adoptimit.
Por vetëm disa ditë më vonë Kina kishte aprovuar një ligj që ua lejonte shtetasve të huaj të adoptonin fëmijë dhe në fund të qershorit një mësimdhënëse amerikane e shkollës fillore, Margaret Cook, erdhi e mori Xia Huasin. Ia ndërroi emrin në Jenna dhe e çoi në shtëpinë e saj në Massachusetts... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.