Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jeta në qytetin e mbyllur të romancës

Roma në pranverë. Është kjo njëra prej pamjeve më romantike të mundshme në botën mbarë.

Normalisht, në portat e aeroportit ndërkombëtar të Londrës “Heathrow” për nisjen e një fluturimi drejt kryeqytetit italian do të gumëzhinte nga shpërthimi i emocioneve të përziera të njerëzve: çiftet që nisen drejt një udhëtimi romantik, familjarë që kthehen për t’i parë më të dashurit e tyre dhe afaristë të shumtë që presin të hipin në aeroplan ashtu që puna e tyre të marrë fund.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kështu nuk ishte këtë javë, kur prita në bordin e aeroplanit për ta mbuluar shpërthimin e pandemisë së koronavirusit në Itali. Do të ishte kjo hera ime e parë në kryeqytetin italian dhe qejfi në aeroplan ma krijoi një ndjesi tensionimi, shqetësimi e frike.

Qyteti i heshtur

Nuk ishte një udhëtim tipik pushimi në Romë. Një vajzë me flokët e zinj korb, e cila qe ulur afër meje në aeroplan, tha se po “nxitonte për të shkuar në shtëpi, bashkë me familjen, para se Italia të mbyllej tërësisht dhe se ajo ishte ngujuar në Britani të Madhe.

Kur zbrita prej aeroplanit, për të hasur në rrezet e vakëta të diellit në Romë, më goditi në fytyrë një erë e fortë e frikës. Vërejta njerëz që hezitonin të më shikonin në sy dhe pothuajse secili bartte maskë.

Stafi i aeroportit adresohej zëshëm, me zërin që mbytej përtej maskës, por që dëgjohej prapëseprapë qartë se nuk duhej të qëndronim afër njëri-tjetrit. Ishin të vendosur.

Roma është një qytet, ku historia e lashtë dhe feja ngërthehen me njëra-tjetrën përmes turizmit ndërkombëtar. Megjithëkëtë, disa prej atraksioneve më të famshme turistike të saja – Koloseumi romak, Sheshi i Shën Pjetrit e Panteoni – që normalisht vërshoheshin nga turmat e qytetarëve, tanimë janë të zbrazura... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas)