Parashikimet për valë të të nxehtit të publikuara nga Ministria italiane e Shëndetësisë me temperatura të larta që priten të rriten midis 36 dhe 39 gradë Celsius nuk i kanë penguar turistët të dynden në qytetin e Romës.
Një alarm i kuq u shpall nga autoritetet për Italinë qendrore të premten me Romën në krye të listës së qyteteve më të nxehta në vend, së bashku me 9 qytete të tjera kryesisht në jug dhe në qendër, shkroi AP.
Në Romë shumë turistë që vizitonin atraksionet kryesore të qytetit u detyruan të kërkonin hije dhe të freskoheshin me akullore ose ujë nga shatërvanët.
Niveli bëri që të lëshohej një paralajmërim shëndetësor për të moshuarit, personat me shëndet të dobët dhe fëmijët.
Artikuj të ngjashëm
-
Evropa Jugore kaplohet nga vapa, temperaturat pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celsius
-
Pothuajse të gjitha qytetet italiane në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta
-
Rastet urgjente në rritje mbushin spitalet italiane për shkak të të nxehtit ekstrem
-
Vala e të nxehtit në Evropë po vjen edhe në Ballkan, priten rekord temperaturash
-
Temperaturat e larta përfshijnë Evropën Jugore