Foshnja duket se është duke e kapërcyer rrethojën e çeliktë, derisa shikimin e ka nga Amerika, me vëmendjen e fokusuar nga ana tjetër e kufirit.
Përmasat e tij janë tejet të mëdha, krahasuar me rrethojën, duke e bërë këtë të fundit të duket e papërfillshme dhe e kapërcyeshme, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
JR, artist francez, e shpalosi foton monumentale të djaloshit meksikan, gjatë javës së kaluar, në periferi të Tecates, një qyteze kufitare meksikane në kufi me Kaliforninë.
Instilacioni është shndërruar në magnet për turistët, pas propozimit të Donald Trumpit për një mur kufitar, me gjëllim të bllokimit të emigrantëve.
Foshnja, si duket, as që e ka ndërmend të jetë në mesin e këtyre emigrantëve potencialë. Një gjë e tillë nuk i bie në mend as familjes së saj. Prej oborrit të tyre, ata mund ta shikojnë rrethojën dhe nuk e kanë të vështirë të mbërrijnë në tokën amerikane, por nuk e shohin të arsyeshme. Ata e preferojnë jetën në Meksikë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.