Thellë në nëntokën e rajonit Dnipro, minatorët vazhdimisht nxjerrin thëngjill për të siguruar dritë dhe ngrohje për ukrainasit.
Miniera e thëngjillit është thelbësore për energjinë e Ukrainës.
Në periudhën më të vështirë të industrisë së energjisë së Ukrainës, nxjerrja e thëngjillit ndihmoi që termocentralet ta vazhdonin punën.
Puna e madhe e minatorëve ndihmoi që të kompensohej mungesa e energjisë elektrike që prodhohet nga qendrat bërthamore në Ukrainë.
Nxjerrja e thëngjillit në rajonin e Dnipros ka vazhduar si zakonisht.
Edhe
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
Inxhinierët thonë se detyra e tyre është që ta mbajnë në nivelin e njëjtë si para fillimit të luftës.
Problemet me furnizim me energji elektrike ndikuan edhe në minierë, sepse minatorët nuk mund të punojnë pa energji elektrike.
Kompania është dashur të evakuojë punëtorët derisa inxhinierët krijuan sistemin me gjeneratorë që tani kanë vënë në funksion liftet në minierë.
Minatorët janë të vendosur që të vazhdojnë ta furnizojnë shtetin me thëngjill.
Minatori Serhi thotë se lufta ka ndryshuar gjithçka.
“Lufta nuk ka ndryshuar vetëm jetën e ndërmarrjes, por edhe të krejt shtetit. Nuk ka energji të mjaftueshme, drita dhe ngrohje. Tani po punojmë më shumë me qëllim që familjet të kenë ngrohje dhe rrymë”.
Edhe
Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë
Ai shton se të gjithë minatorët bëjnë jetë të dyfishtë.
“Vijmë dhe punojmë me optimizëm. Tentojmë të mos mendojmë për atë që po ndodhë jashtë. Punojmë duke buzëqeshur dhe harrojmë luftën. Pastaj kur largohemi, fillon jeta tjetër, ajo e mbijetesës dhe çdo gjë tjetër”.
Që prej fillimit të luftës, më shumë se 650 minatorë janë bërë pjesë e ushtrisë.
Më shumë se 150 prej tyre i janë bashkuar ekipeve në rajonet e pushtuara nga Rusia.
Ata që kanë mbetur në minierë, nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Edhe
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
“Sot, energjia e shtetit është prioritet. Pasi Qendra Bërthamore e Zaporizhzhias është në territorin që nuk e kontrollojmë, miniera e thëngjillit është primare për pavarësinë energjetike të Ukrainës.
Të gjithë minatorët janë të bindur se jeta...fillon nga hiçi.