Ka dhënë dorëheqje nga qeveria, sekretari i Brexit-it David Davis, i cili ka udhëhequr negociatat e Britanisë së Madhe për braktisjen e Bashkimit Evropian.
Në letrën e tij të dorëheqjes ai ka kritikuar planin e qeverisë për Brexit-it duke thënë se do ta vendoste Parlamentin në një pozitë të dobët në procesin negociues, raporton BBC, përcjell KosovaPress.
Kryeministrja Theresa May u përgjigj ndaj tij duke thënë se nuk pajtohet, megjithatë e falënderoi për kontributin e dhënë. Davis ishte emëruar sekretar në vitin 2016.
Britania e Madhe përmes referendumit në qershor të vitit 2016 vendosi që të braktisë BE-në, mirëpo largimi ende nuk ka marrë formën e prerë, dhe negociatat pritet të zgjasin me vite.
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik
-
Dorëhiqet sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey
-
Dorëhiqet sekretari i Shëndetësisë i Starmerit, Wes Streeting
-
Starmerin pritet ta sfidojë të enjten sekretari i tij i Shëndetësisë, Wes Streeting