Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia, në votime për zgjedhjet e Dhomës së Lartë

Me vendin në tronditje nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe, të dielën votuesit shkuan te kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare.

Një numër i madh partish opozitare po përpiqen ta rrëzojnë Partinë Liberal-Demokrate (LPD), e cila ka qeverisur pothuajse pa ndërprerje që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Janë 545 kandidatë nga 15 parti që konkurrojnë për 124 vend, ose gjysma e Dhomës së Lartë prej 248 vendesh, dhe fitorja e madhe e LDP-së do të thotë se kryeministri, Fumio Kishida, mund të qeverisë pa ndërprerje deri në zgjedhjet e planifikuara në vitin 2025.

Votat e së dielës nuk do të ndikojnë në vendet për liderët e partive, të cilët kryesisht i përkasin Dhomës së Ulët më të fuqishme të Japonisë. Ndërkaq, i dyshuari për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, u transferua të dielën pasi u mbajt në një stacion policie për dy ditë. Abe u vra në qytetin perëndimor të Naras të premten dhe u transportua me helikopter në spital, por vdiq nga gjakderdhja.

Policia ka arrestuar ish-anëtarin e marinës japoneze. Autoritetet policore gjithashtu kanë konfiskuar edhe armën artizanale, ndërsa më vonë u gjetën edhe disa të tjera në banesën e të dyshuarit. Mediat japoneze kanë raportuar se burri kishte urrejtje të madhe ndaj një grupi fetar me të cilin ishte e fiksuar nëna e tij dhe kjo i kishte shkaktuar probleme financiare edhe familjes. Mediat japoneze nuk kanë specifikuar grupin fetar.