Botë

Japonia lëshon alarm për cunami pas tërmetit 7.4 ballësh

Japonia lëshoi alarme të mëdha për cunami të hënën pas një serie tërmetesh të forta që tronditën zonat perëndimore.

Agjencia Meteorologjike japoneze raportoi për një tërmet që goditi Ishikawan dhe zonat afër, derisa njëri prej tyre ishte me magnitudë 7.4 ballë, shkruan Daily Mail. Një pasgoditje me magnitudë 6.2 në një thellësi prej 10 kilometrash goditi rreth 4 kilometra në jugperëndim të Anamizus.

Transmetuesi publik japonez NHK TV paralajmëroi banorët të cilët jetojnë në zonat më të larta dhe ata në ndërtesa të larta të largohen sa më shpejtë që është e mundur.

Nuk ka ende raporte për dëmet e shkaktuara nga tërmetet.

Hokuriku Electric Power tha se po kontrollon për çdo parregullsi në termocentralet e saj bërthamore, raportoi NHK.

Trenat janë pezulluar midis Tokios dhe epiqendrës së tërmetit në Ishikawa.

Tërmeti lë pa energji 32.500 shtëpi

Rreth 32,500 shtëpi në zonën e Ishikawa kanë humbur energjinë, raporton Kyodo news, duke cituar qeveritë lokale. Zyrtarët shtuan se shumë shtëpi në këtë pjesë janë shembur.