Një ditë pasi që Japonia përfundoi gjendjen emergjente, banorët e Tokios dolën në rrugë, me ndjenja çlirimi dhe frike, teksa po bëhen gati për “normalen e re” te jetesës me koronavirusin.
Kryeministri Shinzo Abe hoqi gjendjen emergjente nga kryeqyteti dhe katër prefektura tjera të hënën, duke shpallur fitore në betejën për ta mbajtur të ulët numrin e të infektuarve, që tashmë ka shkuar në 16.600, raporton Reuters.
“Dua të dal dhe të shkoj në koncerte”, ka thënë për Reutersin Daisuke Tominaga, punonjësi në një zyre në lagjen Shibuya, një ndër lagjet më të ngjeshura të Tokios.
Përndryshe nga kufizimet e rrepta në shtetet tjera, Japonia nuk ka mbyllur bizneset dhe disa ishin hapur edhe para heqjes së gjendjes emergjente.
Sidoqoftë, përfundimi zyrtar i emergjencës bëri që shumë njerëz t’i kthehen punës ose të dalin nga shtëpitë, duke e respektuar distancën fizike dhe duke mbajtur maska.
Edhe
Japonia shfuqizon gjendjen emergjente në Tokio
Naoto Furuki, 45 vjeç, ka thënë se udhëtimi i tij në mëngjes kishte qenë më i ngjeshur me njerëz se zakonisht, gjë e cila ishte pak shqetësuese.
“Ende jam i brengosur. Mund të ketë valë te dytë të epidemisë andaj duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë ai.
Shumë fëmijë do t’i kthehen shkollave javën që vjen nën masat e kujdesit të shtuar, duke i bërë klasat me më pak nxënës.
Guvernatori i Tokios ka kërkuar kujdes dhe ka thënë se çdo kush duhet të mësohet me “normalen e re” të punës nga larg dhe transportit publik të kontrolluar deri sa të zbulohet një trajtim ose vaksinë për Covid-19.
Edhe
Tokio në alarm pas mbi 5 mijë rasteve të reja ditore në mes të Olimpiadës
Të hënën mbrëma, Ura e Ylberit, i cili gjendet në bregdetin verior të Tokios, u ndriçua më shtatë ngjyra për të shënuar përfundimin e gjendjes emergjente.
“Të punojmë se bashku, që Ura e Ylberit të mos behët e kuqe”, ka thënë Kolike gjatë një takimi të martën, transmeton KOHA.