Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jahti “007” i biznesmenit zviceran rrokulliset në plazhet e Greqisë [VIDEO]

Një jaht me një gjatësi prej 50 metrash, u rrokullis diku pranë plazheve të Greqisë, raportoi “NYPOST” të mërkurën.

Në njoftim thuhet se jahti i quajtur “007”, që i përket një biznesmeni zviceran, i kishte pesë pasagjerë brenda kur u përplas me shkëmbinj, rreth 15 metra pranë ishullit Kythnos.

Mediumi pos pamjeve që i publikoi, bëri të ditur se GPS-ja e navigacionit nuk po funksiononte, me ç’rast çoi jahtin drejt shkëmbinjve.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet e rojës bregdetare, duke iu dalë në ndihmë personave brenda jahtit. Nuk u raportua për të lënduar.