Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fundoset një jaht 40 metra i gjatë afër brigjeve të Italisë

Një jaht 40 metra e gjatë, u fundos në Detin Mesdhe, rreth 15 kilometra nga Catanzaro në Itali, njoftoi “SkyNews” të martën.

Aksidenti ndodhi të shtunën, por pamjet nga kjo ngjarje u bënë të ditura të martën. 

Roja bregdetare italiane shpëtoi të nëntë personat në bord - katër pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Ata po udhëtonin nga Gallipoli në Milazzo, kur ndodhi fatkeqësia.

Arsyeja e fundosjes së jahtit është duke u hetuar.