Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli vret tre komandantë iranianë në Siri

Izraeli ka bombarduar kryeqytetin e Sirisë dhe kishte për cak ndërtesën që përdorej nga Garda Revolucionare e Iranit.

Nga ky sulm në Damask janë vrarë të paktën katër iranianë. Ushtria siriane ka njoftuar se ndërtesa ruhej mirë nga Garda Revolucionare e Iranit.

Ndërkaq, Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka raportuar për gjashtë të vdekur nga ky sulm. Sipas observatorit, në këtë ndërtesë po mbahej takimi i anëtarëve të grupeve që përkrahen nga Irani. Tre prej të vrarëve ishin komandantë iranianë, raportoi AP. 

Ushtria izraelite nuk ka komentuar në lidhje me këtë sulm. Pak orë më vonë, të shtunën, një dron izraelit ka shkatërruar një automjet në qytetin port të Libanit, Tyre dhe ka lënë të vdekur dy persona.

Nuk ishte e qartë se kush ishte cak i këtij sulmi me dronë. Dy javë më herët, Izraeli me dronë ka sulmuar edhe në Bejrut të Libanit duke vrarë zëvendësliderin e grupit të Hamasit.