Një komandant i Hezbollahut ka mbetur i vdekur nga sulmet izraelite në Liban gjatë të mërkurës.
Komandanti është në mesin e dy anëtarëve të tjerë të Hezbollahut dhe po ashtu disa civilëve të vrarë.
Edhe Hezbollahu edhe Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur se Ali Muhammad Al-Debs, një komandant i lartë në grupin e mbështetur nga Irani Radwan Forces, është vrarë.
IDF-ja ka njoftuar se Al-Debsi ishte një nga planifikuesit e një sulmi me bombë në rrugë, në Izrael, në mars të vitit 2023.
Sulmet izraelite të mërkurën në Liban kanë lënë të vdekur dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban
-
Izraeli pretendon se ka vrarë një nga komandantët kryesor të Hezbollahut
-
Izraeli thotë se ka vrarë edhe një komandant iranian
-
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 52, thonë autoritetet