Ushtria izraelite ka goditur të hënën disa degë të një banke të lidhur me Hezbollahun, në Bejrut.
Sulmet erdhën disa orë pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit u zotua të shkatërrojë grupin militant të mbështetur nga Irani.
Ushtria izraelite ka thënë të hënën se goditi gjatë natës, degët e Shoqatës Al-Qard Al-Hassan të lidhur me Hezbollahun, duke pretenduar se organizata mbante fonde të përdorura për të financuar drejtpërdrejt aktivitetet paraushtarake të grupit militant, raporton CNN.
"Objektivi kryesor i sulmeve është të ndikojë në besimin midis Hezbollahut dhe komunitetit shiit që e përdor këtë shoqatë si një sistem bankar”, ka thënë të dielën zyrtari i lartë i inteligjencës izraelite.
Që kur Izraeli shtoi sulmet kundër Hezbollahut muajin e kaluar, të paktën 1,802 njerëz janë vrarë në të gjithë Libanin.
-
Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran
-
Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi
-
Hezbollahu sulmon Izraelin me rreth 170 raketa
-
Libani pretendon se 18 persona u vranë në sulmet izraelite të së martës
-
Izraeli thotë se ka sulmuar dhjetëra caqe të Hezbollahut, raportohet për 15 të vrarë