Forcat izraelite kanë rrëzuar sot një fluturake pa pilot, e cila iu afrua lartësisë së Golanit në kufirin izraelit me Sirinë, njoftuan autoritetet vendore.
Droni i rrëzuar thuhet se i përkiste forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ishte në mision për mbledhjen e informacionit të inteligjencës në zonën Kuneitre në kufi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDroni hyri në zonën e çmilitarizuar dhe fluturoi drejt Izraelit përpara se të rrëzohej nga raketa “Patriot” e forcave izraelite.
Incidenti ka ndodhur në kohën e shtimit të tensioneve në kufirin e Izraelit verior.