Botë

Izraeli përgatitet për zgjedhjet e katërta parlamentare brenda dy vjetësh

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e katërta parlamentare brenda dy vjetësh këtë javë si rezultat i qorrsokakut politik dhe mospajtimeve të mëdha pas akuzave se kryeministri Benjamin Netanjahu nuk është i kualifikuar detyrën zyrtare, derisa përballet me akuzat për korrupsion.

Anketimet e fundit kanë treguar se në zgjedhjet e së martës pritet të ketë garë të ngushtë ndërmjet dy blloqeve të mëdha: ata që mbështesin Netanjahun për kryeministër dhe ata që kundërshtojnë rizgjedhjen e tij.

Netanjahu po llogarit në suksesin e madh të fushatës së vaksinimit të popullsisë. Beson se kjo do ta sjellë fitoren zgjedhore. Rreth tri të katërtat e popullsisë së rritur të vendit është vaksinuar brenda tre muajsh.

Izraeli javëve të fundit ka rihapur edhe ekonominë. Por, rreth gjashtë mijë izraelitë kanë vdekur prej koronavirusit. Shkalla e papunësisë është dyshifrore për shkak të mbylljeve të shpeshta të ekonomisë.

Anketimet kanë treguar se gara do të jetë e fortë, me Netanjahun dhe aleatët e tij fetarë dhe nacionalistë për të siguruar shumicën e mandateve në Kneset, Parlamentin izraelit prej 120 deputetësh.