Aeroplanët izraelitë kanë goditur disa objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit me raketa të enjten në mbrëmje nga enklava palestineze. Sulmet me raketa dhe sulmet ajrore izraelite ishin dhuna e parë ndërkufitare që kur një armëpushim përfundoi një raund luftimesh midis Izraelit dhe grupit militant të Xhihadit Islamik në gusht.
Dhuna shpërtheu kur Izraeli përfundoi numërimin e votave në zgjedhjet kombëtare të mbajtura këtë javë, me ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe me aleatët e tij të ekstremit të djathtë që morën një shumicë të rehatshme të vendeve në Parlamentin e Izraelit. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në Bregun Perëndimor, trupat izraelite që vepronin në kampin e refugjatëve Jenin, bastion i militantëve, vranë të paktën dy palestinezë.
Grupi militant palestinez Xhihadi Islamik tha se njëri nga të vrarët ishte një komandant lokal. Të enjten vonë, militantët e Gazës hodhën një raketë në jug të Izraelit, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në zonë. Ushtria izraelite tha se raketa u kap dhe se tri përpjekje të tjera lansimi dështuan dhe shpërthyen brenda Gazës.
Nuk kishte marrje të menjëhershme të përgjegjësisë, por në të kaluarën, Xhihadi Islamik ka gjuajtur raketa në përgjigje të vrasjeve të anëtarëve të tij. Në përgjigje, ushtria izraelite tha se shënjestroi një zonë nëntokësore të përdorur nga sundimtarët e Hamasit të Gazës si një objekt për prodhimin e raketave.
-
Izraeli vret dy persona në Gazë teksa SHBA-ja kërkon përparim në marrëveshjen e paqes
-
Izraeli sulmon sërish Rripin e Gazës gjatë natës
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Vriten katër persona në Gazë, në mesin e tyre një fëmijë
-
Izraeli godet periferitë e Bejrutit disa ditë pas një marrëveshjeje armëpushimi