Një italian është shtypur për vdekje nën mijëra rrotë të djathit parmezan, raporton agjencia “AFP”.
Giacomo Chiapparini 74-vjeçar humbi jetën në një depo në rajonin e Lombardisë të dielën, ka njoftuar zjarrfikësi Antonion Dusi.
Zjarrfikësi ka treguar se u thye një raft dhe më pas u krijua një efekt domino duke rrëzuar mijëra rrotë djathi, secila prej tyre me nga 40 kg peshë.
U deshën 12 orë për të gjetur trupin e Chiapparinit. Disa nga rrotët kanë rënë nga 10 metra lartësi dhe banorët lokalë kanë thënë se ju ka dukur si vetëtimë.
Dëmet ekonomike besohet se janë afro 7 milionë euro.
Edhe
Vdiq në aksident trafiku në Itali një DJ kosovar
Një fqinj e ka përshkruar Chiapparinin si “shumë përkrahës e bujar”. Po ashtu ka treguar se si Chiapparini kishte humbur një fëmijë dekada më parë.
Depoja e djathit gjendet rreth 50 kilometra në lindje të Milanos.