Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia po e shqyrton ashpërsimin e masave për festat e fundvitit

Italia është duke shqyrtuar ashpërsimin e masave gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ndërsa po rriten shqetësimet për një rritje të mundshme të shifrave të infeksionit në janar.

Pasi disa nga masat kufizuese të vendosura muajin e kaluar janë zbutur, turma të mëdha janë parë nëpër qendrat kryesore tregtare të dielën, ndërsa Italia ka raportuar 484 të vdekur si pasojë e COVID-19, raporton agjencia Reuters.

Të shtunën, Italia e ka kaluar Britaninë e Madhe si vendi evropian me më së shumti të vdekur nga COVID-19.

Qeveria mund të vendosë që ta mbyllë vendin nga 24 dhjetori deri së paku 2 janar, duke zgjeruar orën policore dhe ndaluar lëvizjet joesenciale e mbyllur shitoret, baret e restorantet në fundjava dhe gjatë pushimeve, me përjashtim të shitoreve që shesin gjëra esenciale ushqimore.

Një vendim pritet të merret pas takimit sot mes kryeministrit Giuseppe Conte, ministrave dhe komitetit shkencor që e ka këshilluar Qeverinë që nga fillimi i pandemisë.

Do të pasonte një lëvizje të ngjashme që mori Gjermania.

Artikuj të ngjashëm