Italia synon ta rihapë ambasadën e saj në Kiev, menjëherë pas Pashkëve, ka bërë të ditur të shtunën ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, raporton Sky Neës.
“Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi në mesin e të parëve që do të kthehemi”, është shprehur Di Maio, pas një takimi rreth Ukrainës.
Ai ka shtuar se duhet rritur presionin diplomatik në mënyrë që Vladimir Putini të ulet në tryezën e bisedimeve, dhe të arrihet armëpushimi.
Stafi diplomatik nga shtetet e ndryshme të botës është evakuuar nga Kievi, menjëherë pasi nisi pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt.
Artikuj të ngjashëm
-
Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer
-
Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
-
Shtetet e BE-së thërrasin ambasadorët rusë pas kërcënimeve të reja të Moskës
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë