Influencuesit italianë të rrjeteve sociale së shpejti do të funksionojnë nga të njëjtat rregulla si mediat tradicionale kur postojnë përmbajtjen e tyre në internet. Aktivitetet e tyre do jenë nën mbikëqyrjen e Autoritetit Italian të Komunikimit (AGCOM).
Influencuesit do të përballen me gjoba të mëdha nëse nuk etiketojnë qartë bashkëpunimet e markave ose nuk zbulojnë interesat e tyre komerciale. Ata do të duhet të respektojnë rregulla më të rrepta për transparencën dhe reklamimin, me gjoba që variojnë nga 10 deri në 250 mijë euro. Gjobat që kanë të bëjnë me detyrimet për mbrojtjen e të miturve variojnë nga 30 mijë deri në 600 mijë euro.
Rregulla më të rrepta për influencuesit u vendosën edhe në vendet e tjera evropiane vitin e kaluar. Në qershor, Franca miratoi legjislacionin që thotë se ata mund të përballen me burgim nëse zbulohet se kanë thyer rregulloret e promovimit - hera e parë që influencuesit u përfshin ligjërisht në një shtet të Evropës.
Dhe në tetor, Komisioni Evropian njoftoi se do të rrisë kontrollin e praktikave të biznesit dhe aktiviteteve të influencuesit, duke deklaruar se krijuesit e përmbajtjeve digjitale do të duhet të “ndjekin praktikat e drejta tregtare dhe ndjekësit e tyre kanë të drejtë për informacion transparent dhe të besueshëm”.
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
Spanja do t’i ndalojë rrjetet sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
-
Meta bllokon mbi gjysmë milionë llogari në Australi