Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Islanda po ndërton mure për ta mbrojtur centralin energjetik nga lava

Autoritetet islandeze po ndërtojnë mure mbrojtëse rreth centralit energjetik gjeotermal në jugperëndim të vendit për ta mbrojtur atë nga rrjedhjet e mundshme të lavës, raporton “BBC”.

Zyrtarët shpresojnë ta mbrojnë centralin Svartsengi, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se një shpërthim vullkanik mund të ndodh në çdo çast.

Afro 800 tërmete janë regjistruar në gadishullin Reykjanes në afërsi të kryeqendrës Reykjavik.

Rritja e aktivitetit sizmik ka ngritur alarmet se së shpejti mund të ndodhë një shpërthim vullkanik.

Të shtunën, mijëra qytetarët janë evakuuar nga qyteti fqinj Grindavik.

Edhe Shpërthimi vullkanik, paralajmërohet për ndotje të ajrit në kryeqendër të Islandës Botë Shpërthimi vullkanik, paralajmërohet për ndotje të ajrit në kryeqendër të Islandës

Një digë e madhe po ndërtohet për ta devijuar rrjedhën e mundshme të lavës rreth centralit energjetik, që ndodhet rreth 6 kilometra nga qyteti.

Operatori i centralit HS Orka ka konfirmuar për BBC-në se masat mbrojtëse po zbatohen.

Një zëdhënësi i kompanisë ka thënë se centrali energjetik siguron energjinë për të gjithë vendin, por furnizimet për kryeqytetin nuk do të preken.

Aktivitetet sizmike u rritën në gadishullin Reykjanes gjatë fundjavës.

Edhe Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët Botë Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët

Pavarësisht se aktiviteti kishte pësuar rënie të hënën, Instituti Meteorologjik i Islandës tha se probabiliteti i një shpërthimi mbetet i lartë.

“Më pak aktivitet sizmik zakonisht i paraprin një shpërthimi”, tha Rikke Pedersen, kreu i qendrës Vullaknologjike Nordike që ka selinë në Reykjavik. “Asnjëherë nuk bën të merret si shenjë se një shpërthim nuk është në rrugë e sipër”.