Ish-ylli i lojërave paralimpike, Oscar Pistorius është liruar me kusht nga burgu në Afrikën e Jugut, pas gati 11 vjetësh pasi vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.
Ai e qëlloi më armë disa herë atë përmes derës së një banjoje në vitin 2013, e më vonë pati thënë se e kishte ngatërruar për hajn.
Pistorius, tani 37 vjeç, ishte dënuar për vrasje në vitin 2015 pasi një gjykatë e apelit e rrëzoi një verdikt të mëhershëm për vrasje të qëllimshme.
Ai do të jetojë nën vëzhgim dhe kushte të rrepta deri në skadimin e dënimit në vitin 2029, raportoi BBC.
Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, të gjithë të dënuarit kanë të drejtë të merren në konsideratë për lirim me kusht pasi ta kalojnë gjysmën e dënimit të përgjithshëm në burg.
Pistorius ka qenë në burg që në tetor të vitit 2014.
Këmbët e tij i ishin amputuar kur ishte më pak se një vjeç, e më pas u mbështet në protetikë dhe u bë atlet me famë botërore.